Mirë se vini në Platformën e Shërbimeve Online
Qytetar të nderuar të Komunës së Obiliqit,
Ju njoftojmë një mënyrë të re dhe të thjeshtë për të arritur dokumentacionin zyrtar që ju nevojitet, pa humbur kohë në radhë dhe pa pasur nevojë për vizita të panevojshme në zyrat tona. Platforma jonë e shërbimeve Online është krijuar për të siguruar që qytetarët dhe bizneset të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në dokumente të ndryshme, pa marrë parasysh orën dhe vendin ku ndodheni.
Si te aplikoj
Kërkesë Online 24/7
Tani mund të paraqisni kërkesën tuaj për dokumente çdo kohë të dites dhe natës, përmes një platforme të sigurt dhe të përshtatshme.
Lehtësi dhe Komoditet
Përmbushja e kërkesave tuaja është bërë më e lehtë se kurrë më parë. Nuk keni nevojë të largoheni nga shtëpia ose zyra juaj për të marrë dokumentacionin e dëshiruar.
Përgjigje të shpejtë
E dimë që koha është e çmuar. Platforma jonë është e dizajnuar për të ju përgjigjur sa më shpejt ndaj kërkesave tuaja, duke ju ndihmuar të vazhdoni punët tuaja pa pritur.
Siguri dhe Privatësi
Ne kujdesemi për të mbrojtur të dhënat tuaja. Platforma është e sigurt dhe e enkriptuar, garantuar për të mbajtur informacionin tuaj të privatësisë nën kontroll.
Përdorim i Thjeshtë
Platforma është e dizajnuar për të qenë e lehtë për tu përdorur nga të gjithë. Nuk keni nevojë për njohuri teknike të thella.